Flash News

KRYESORE

E lidhur me djalin e politikanit, Olta Boka: S’e bëj publike se dua ta mbaj për vete

E lidhur me djalin e politikanit, Olta Boka: S’e bëj publike se dua

Këngëtarja e njohur Olta Boka është prej vitesh e lidhur me Iv Rrokajn, djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj. Çifti janë fotografuar së bashku teksa pushonin në jug të Shqipërisë. Edhe pse lidhja e tyre është bërë publike, Olta nuk ka preferuar të flasë publikisht për lidhjen e tyre.

E ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, Olta është shprehur se nuk dëshiron të flasë për lidhjen e saj, pasi preferon ta mbajë për vete, si një gjë shumë të shtrenjtë.

 

"Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do i hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artstja në ekran jo njeriu për të bërë skoop-e. Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë këtë si temë se pastaj fillojnë bëjnë rezumenë e jetës",-u shpreh Olta.

Të fundit