Flash News

KRYESORE

E-maili i deputetit të PS për Drejtoreshën e Arsimit, vjen reagimi i gazetarit që i kërkoi punë për gruan: Ka disa të vërteta

Pas qarkullimit të lajmit se deputeti i PS, Sadri Abazi i ka dërguar Drejtoreshës së Arsimit në Kamëz, Ermioni Cekani një e-mail ku i kërkon favorin për të punësuar bashkëshorten e një gazetari për një vend pune në administratë, vjen reagimi i këtij të fundit.

Ishte drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarber Malltezi ai i cili ka zbuluar një e-mail që deputeti i PS, Sadri Abazi i ka dërguar një vit më parë Cekanit.

Përmes një reagimi në facebook, gazetari Adriatik Doçi reagon duke hedhur poshtë gjithçka shkruhet ndaj tij dhe e cilëson një “trillim nën ethet e zbatimit të reformës në drejtësi” e-mailin e publikuar në emër të tij.

“Mirembrema miq! Disa portale te SHQUP-it, kane 'zbuluar' nje e-mail te nje deputeti ku permendem une dhe familjare te mi. Eshte nje trillim nën ethet e zbatimit te reformes ne drejtesi dhe gjurmimit te parave te droges, trafiqeve dhe korrupsionit. Por ka disa te verteta te thjeshta. 1. Ne administrate publike punojne mbi 80 mije shqiptare. Asnje famijare i imi nuk ka punuar kurre dhe nuk punon ne asnje dege te saj. 2. Nuk kam qene kurre, nuk jam dhe nuk do te jem anetar i nje partie politike. 3. Kam zero pasuri te palujtshme. I sfidoj portalet e SHQUP-it të bejne verifikime.

Se fundmi, jam krenar qe punoj ne nje media qe ka mbeshtetur dhe mbeshtet hapur reformen ne drejtesi. Kaq. Te tjerat jane dokrra hiri”, shkruan gazetari.

Të fundit