Flash News

KRYESORE

E-maili për mësuesit, studentët publikojnë statusin mbështetës të drejtoreshës për Nikollën

Në media janë publikuar mesazhe kërcënuese të drejtorëve të gjimnazeve në Tiranë ndaj mësuesve, se nëse nuk marrin pjesë në mbledhjen urgjente paradite do të përballen me masa ndëshkimore.

Ndër to është edhe mesazhi i dërguar në e-mail nga drejtoresha e gjimnazit 'Sami Frashëri', Teuta Dobi.

Pas qarkullimit të e-mailit, studentët kanë publikuar në rrjetet sociale statusin mbështetës të drejtoreshës së gjimnazit për ministren Lindita Nikolla.

“Respekt ëpr ju Zonja Ministre. Për gjithë përkushtimin që keni në punë në mbështetje të arsimit, Kurrë më parë ndonjë ministër arsimi nuk i ka dëgjuar më shumë nzënësit, prindërit, mësuesit dhe studentët. Keni mbështetjen e pjesës më të madhe të tyre. Me mençurinë dhe qetësinë që ju karakterizon do t’ja dilni. Të gjithë mësuesit ju duan dhe ju mbështesin. Jemi me Ju”, shkruante drejtoresha Dobi në një status në Facebook dy ditë më parë.

Të fundit