Flash News

KRYESORE

E mbani mend Macovein, që deklaroi 'Shqipëria nuk ka probleme me drogën'? Në listën e 'miqve të Soros' me 226 europarlamentarë. Dokumenti

Një dokument i siguruar nga Politiko.al, hartuar prej 'Kumquat Consult for the Open Society European Policy Institute' jep, për herë të parë, një hartë të hollësishme të aleatëve të Sorosit në Parlamentin Europian, duke filluar nga delegacionet në të të gjitha vendet, dhe deri te forumet më të lartë të PE. Harta përmban të dhëna të grumbulluara nga Institutut i Politikave Europiane të Shoqërisë së Hapur dhe të rrjetit të Shoqërisë së Hapur (Fondacioni Soros) për anëtarët e Paramentit Europian 'të cilët kanë gjasa të mbështesin vlerat dhe parimet e Shoqërisë së Hapur (Soros) përgjatë legjislaturës 2014-2019'. Aty përfshihen 11 Komitete dhe 26 delegacione, si edhe forumet më të larta të vendimarrjes së Parlamentit Europian. 226 anëtarë të PE janë të provuar, ose kanë gjasa, të jenë aleatë të Shoqërisë së Hapur, thuhet në dokument.

Prania e këtyre europarlamentarëve në këtë hartë tregon se ata me shumë gjasë do të mbështesin punën e 'Shoqërisë së Hapur', thekson më tej i njëjti dokumnet.

Politiko e sjell të plotë dokumentin këtu

 

 

 

Të fundit