Flash News

KRYESORE

“E meritonte, është ndër kryeministrat më të këqinj”, kryebashkiakia kërkon falje pas deklaratës për Johnson

“E meritonte, është ndër kryeministrat më të

Një kryebashkiake e një qyteze ka kërkuar falje publikisht pasi tha se Kryeministri Boris Johnson "e meritonte plotësisht këtë" pasi ai u pranua në kujdes intensiv për shkak se u prek me coronavirus.

Sheila Oakes, e cila është kryebashkiake e Heanor në Derbyshire, bëri një koment në Facebook lidhur me lajmin mbi kryeministrin britanik.

Zonja Oakes ka kërkuar falje më pas dhe pranuar që ajo "bëri një gabim".

Në përgjigje të një postimi që u kërkonte njerëzve të thonin një "lutje të vogël" për kryeministrin të hënën në mbrëmje, Znj Oakes kishte shkruar: "Më falni, ai e meriton plotësisht këtë dhe ai është një nga kryeministrat më të këqinj që kemi pasur ndonjëherë".

Të martën, Znj Oakes kërkoi falje për atë çka kishte shprehur.

Ajo i tha BBC: "Unë nuk mendoja se ato që thashë do të mërzisin kaq shumë njerëz. Erdhi si diçka jo e këndshme për të thënë. Unë jam e shqetësuar për infermierët dhe mjekët që nuk kanë pajisje mbrojtëse. Unë thashë diçka kur u zemërova pa menduar për kryeministrin ose familjen e tij."

Aktualisht, Johnson ndodhet në spital, në terapi intensive, pas infektimit me Covid-19.

Të fundit