Flash News

KRYESORE

E mohoi, por dëshmitari në Berlin konfirmon kërkesën e Ramës ndaj Haradinajt për heqjen e taksës

Ndonëse kryeministri Edi Rama e mohoi t’i ketë kërkuar Ramush Haradinajt të pranojë heqjen e taksës, ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli përgënjeshtron Ramën.

Në emisionin ‘Zona e Debatit”, Pacolli u shpreh: "Edhe kryeministri në fjalimet e veta është parë pak a shumë një distancim sa i përket taksës sepse ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili e pohoi se dialogu mund të shkojë përpara, se taksa duhet të hiqet, edhe pse nuk ka thënë drejtpërdrejt se taksa duhet hequr. Ka qenë një atmosferë e tillë, Haradinaj ka pikëpamjet e veta".

Haradinaj iu përgjigj për median deklaratës së Ramës “se gënjeu për të dalë burrë i mirë” shkurt.

“Shqiptarët e majtë dhe të djathtë janë vëllezërit e mi. Mendoj se e kemi obligim transparencën. Shyqyr që aty ishte dikush me tregu të vërtetën”, tha kryeministri i Kosovës.

Të fundit