Flash News

KRYESORE

E mohojnë se kanë një lidhje, fansat duan të shohin bashkë Rita Orën me Eyal Booker

Ditët e fundit po qarkullon një lajm se Rita Ora është në një lidhje dashurie me aktorin Eyal Booker. Ata të dy janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit por për herë të parë kanë dalë vetëm e kjo ka shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre.

Por një burim për "The Sun" ka hedhur poshtë zërat duke thënë se:

"Rita dhe Vas janë miq të ngushtë. Ajo dhe Eyali tashmë njihen prej kohësh dhe dihej që dyshja do të dilte edhe vetëm, pa praninë e askujt."

Të shtunën në mbrëmje, Rita dhe Booker u panë teksa po dilnin nga një lokal bashkë me mikun e saj Vas Morgan. Edhe pse një përfaqësues i Eyal e mohon të kenë një romancë bashkë, fansat do ishin shumë të lumtur nëse ky lajm është i vërtetë.

Rita Ora është ndarë nga ish-i dashuri i saj Andrew Watt dhe ky mund të jetë një lajm i mirë për avancimin e marrëdhënies së këngëtares e aktorin nëse ka sadopak ndjenja mes tyre.

Eyal Booker u bë i famshëm në “Love Island” dhe pas përfundimit të xhirimeve të “Celebs On The Ranch”, u shfaq sërish në Los Angeles gjatë këtij muaji.

Të fundit