Flash News

KRYESORE

“E morëm nga stoli dhe e bëmë artist”, producenti nga Londra akuza Noizy-t: Do shkojë në gjyq!

“E morëm nga stoli dhe e bëmë artist”, producenti nga

Producenti GBMC njihet për bashkëpunimin në albumin e parë të Noizyt. Ditën e sotme GBMC në një lidhje direkte nga Londra, foli në KafeIN në INTv për marrëdhënien e tij me reperin Noizy.

Në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin.

I pyetur nga Flavio për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist ndërsa ai na harroi nuk na përmendi në asgjë , madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar, “I kam lënë çelsat e studios që bën 200 mijë euro”, është shprehur ai.

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.

Shiko videon këtu

Të fundit