Flash News

KRYESORE

E moshuara flet për Ramën e Velajn: S’ka qenë as artist e as sportist. E pashë te Liqeni, merrte poza dhe e nxirrnin në fotografi

E moshuara flet për Ramën e Velajn: S’ka qenë as artist e

Në skenën e improvizuar, pasditen e sotme, në sheshin pranë godinës së Teatrit Kombëtar janë ngjitur jo vetëm aktorë por edhe qytetarë të thjeshtë.

Një prej tyre ishte një e moshuar e cila në fjalën e mbajtur tha se më dhemb zemra kur kryeministri thotë do ta prish teatrin.

Kemi në krye një artist gjoja, tha e moshuara, duke shtuar se asnjëherë s’ka qenë artist e as sportist. Ajo ka treguar gjithashtu se ka parë edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj te liqeni duke treguar se “ai merrte pozat, ato e nxirrnin në fotografi”.

“Më dhemb zemra kur thotë ai do ta prish Teatrin. Edhe në krye kemi një artist gjoja. Asnjëherë s’ka qenë jo artist, po as sportist e asnjë gjë.

Edhe afër i rri ai tjetri. Një ditë e pashë tek Liqeni me Blendi Gonxhen, ai merrte pozat, ato e nxirrnin në fotografi”, u shpreh e moshuara.

Të fundit