Flash News

KRYESORE

E moshuara qëllon për vdekje 7-vjeçarin shqiptar në Zvicër, reagon Haradinaj: Lutjet e mia janë me ju!

E moshuara qëllon për vdekje 7-vjeçarin shqiptar në

Një 7-vjeçar në Zvicër me origjinë nga Kosova, është qëlluar për vdekje me thikë. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Bazel, teksa 7-vjeçari Mërgim L. kishte mbaruar mësimin dhe po kthehej nga shkolla. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Zvicër.

Mediat vendase shkruajnë se i riu u godit me thikë nga një e moshuar 75-vjeçare zvicerane. I mituri ishte goditur në qafë dhe kishte pësuar gjakëderdhje. Ai u gjet i shtrirë në trotuar nga mësuesja, pasi sulmi ndaj tij kishte ndodhur vetëm pak metra larg shkollës. 7-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte, raporton media zvicerane “Blick”.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Teksa i shpreh ngushëllimet familjes ai shkruan. “Ndaj dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”.

Të fundit