Flash News

KRYESORE

E motra fejohet me basketbollistin turk, Almeda Abazi i bën urimin e veçantë

Moderatroja shqiptare,  Almeda Abazi, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një gëzim familjar.

Motra e saj , Ilda Abazi, ka bërë zyrtare fejesën e saj me basketbollistin e njohur turk Kenan Sipahi.

Fejesa është bërë sipas traditës, ku dy familjet janë takuar me njëra-tjetrën dhe çifti ka shkëmbyer unazat në prani të tyre.

Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte as urimi i Almedës, e cila e ka përgëzuar të motrën me anë të disa fotove të publikuara në "Instagram".

"Qofshi gjithmonë të lumtur bashkë! Ju dua shumë", ka shkruar ish-miss Shqipëria bashkangjitur imazheve.

Të fundit