Flash News

KRYESORE

E motra kërkon postin e kryeministres, mbreti tajlandez refuzon: Antikushtetues

Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn ka refuzuar kandidimin e së motrës për postin e kryeministres. Mbreti Maha e cilëson kandidaturën e Princeshë Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi. si të papërshtatshme dhe antikushtetuese.

67-vjeçarja çuditi kombin kur të premten tha se ishte kandidatja e parë femër për kryeministre për partinë në të cilën aderon dhe që është në opozitë.

Mbreti që është dhe njëkohësisht vëllai i saj, ka thënë duke u shprehur se do ta dërgojë çështjen në Komisionin Zgjedhor për ta përjashtuar atë nga kandidimi.

“Tailanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1932 dhe familja mbretërore ka mjaft ndikim mbi popullin e tij. Përfshirja e një anëtari të  familjes mbretërore në politikë konsiderohet shumë e papërshtatshme”, thuhet në deklaratën e mbretit.

Të fundit