Flash News

KRYESORE

E ndihmoi me delet/ ‘Nuk është detyra jote, por e policisë’, Rama i jep ‘leksione’ komentuesit: Po t’i kapte policia të gjithë nuk do kishte më kriminelë

Postimi në facebook i një bashkëbisedimi me një banor të Vlorës me anë të sms-ve, ka shkaktuar debat mes kryeministrit Edi Rama dhe ndjekësve të tij. Rama publikoi sms-të mes tij dhe një banori të fshatit Kotë të Vlorës, ku ky i fundit i ankohej kryeministrit se një makinë i kishte shtypur 70 dele.

Ky postim ka sjellë disa reagime nga ndjekësit e Ramës në facebook, njëri prej të cilëve duket se e ka ngacmuar më fort kryeministrin.

Komentuesi shkruan se nuk është detyra e kryeministrit të merret me probleme të tilla, por atë duhet ta zgjidhë policia.

“Vendosni policinë në funksion të popullit të thjeshtë se për atë paguajmë taksa, dhe jo që policia t’u shërbejë kriminelëve siç po u shërben dita ditës”, shkruan komentuesi.

Këtij komenti Rama i përgjigjet se ‘nuk ka polici në botë që i kap të gjithë keqbërësit, pasi nuk do kish më keqbërës bota’.

Të fundit