Flash News

KRYESORE

A e ndryshoi Rama projektin e teatrit pas revoltës së aktorëve? Arkitekti danez projektoi xhaminë brenda kullës

A e ndryshoi Rama projektin e teatrit pas revoltës së aktorëve?

Nga godina e kryeministrisë, Edi Rama prezantoi Teatrin e ri Kombëtarë, i cili do të jetë pa kullë ndonëse ka pasur shumë aludime se qëllimi i prishjes se teatrit aktual lidhej me ndërtimin e një ndërtese të lartë.

Rama pranoi se nuk do ishte ndonjë mëkat edhe nësë arkitetkti danez, Bjarke Igelsen do t’a kishte projektuar me gradaçelë ‘folenë e re të kulkturës’ shqiptare.

 “Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët”, theksoi kryeministri.

Megjithatë, rezulton se Igelsen nuk është një emër i panjohur për kryeministrin shqiptar. Në vitin 2011, kur Rama ishte Kryetarë i Bashkisë së Tiranës, arkitekti danez ishte i interesuar të ndërtonte një kullë të lartë, poshtë së cilës planifikonte të fuste një xhami.

Gjithashtu, Igelsen njihet si një arkitet që ka ndërtuar shumë ndërtesa të lartë në karrierën e tij. Ndaj, pyetja është se a e ndryshoi Rama projektin pas indinjtës së artistëve kur arkitekti i veprës njihet si ‘njeriu i kullave’.

Të fundit