Flash News

KRYESORE

E ngatërrojnë shpesh herë me modelen bukuroshe, Rezarta Shkurta reagon ndaj mediave

Rezarta Shkurta shpesh herë bëhet pjesë e medieve rozë dhe më së shumti edhe për marrdhënien e saj me bashkëshortin që ka në burg, Ermal Hoxhën.

Kësaj radhe, Rezarta ka reaguar ndaje medieve të cilat e ngatërrojnë me modelen bukuroshe Afroviti Goge. Shpesh herë shkrimeve që i referohen Rezartës, mediat i vendosin fotot e Afrovitit, dhe kjo nuk i ka pëlqyer këngëtares.

“Kisha vetëm një sqarim për portalet tona, sepse u bënë mbi 7 vite me këtë lapsus…”, shkruan Rezarta në “Instastory”.

“Te kjo foto nuk jam unë. Nuk jam unë. Kaq kisha”, ka përfunduar ajo.

Kjo ndoshta ndodh për arsye se në disa foto dy bukuroshet shqiptare ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Të fundit