Flash News

KRYESORE

E ngatërron me Top Channel, Basha-gazetares: Kam shumë për të thënë për këtë tv, por keni një të përbashkët

E ngatërron me Top Channel, Basha-gazetares: Kam shumë për

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar mesditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët. Fokus i këtij bashkëbisedimi ka qenë kryesisht nisma e fundit e opozitës së bashkuar, vettingu në politikë.

Gazetarja e gazetës Shekulli e pyet Bashën sa i takon mobilizimit të ditës së djeshme për protestën e parashikuar nga qytetarët e Kukësit lidhur me rikthimin e tarifës në Rrugën e Kombit, në kushtet kur sipas opozitës ishte policia ajo që ka ushtruar presion mbi banorët nëse tentojnë të kundërshtojnë taksën.

Ndërkohë, Basha përgjigjet duke menduar se po i drejtohet Top Channel.

“Kam shumë për të thënë, se ju jeni media tërësisht në shërbim të qeverisë, përfaqësoni Top Channel, apo jo”.

Gazetarja e korrigjon, duke i thënë se përfaqëson gazetën ‘Shekulli”. Basha reagon sërish, por përmes batutës kësaj here:

“Ah, Shekulli. Mirë se keni edhe një të përbashkët me TCH, drejtimin dhe pronësinë, jeni nën kaçurrelat e Edi Ramës po nejse”.

Të fundit