Flash News

KRYESORE

E nisi Enca, Roza Lati i përgjigjet sherrit me sherr: Ule preshin vajzë

E ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", Enca foli për një moderatore qe ishte indinjuar që këngëtarja nuk i ka shkuar në emision. Dhe sipas Encës, për t`u hakmarrë ndaj saj kishte ftuar rivalen e saj për të folur keq për të.

Fjala paska qenë për Roza Latin dhe Trejsi Sejdinin. Kur kjo e fundit ishte e ftuar disa muaj më parë në emisionin e Rozës në "Why Not", gjatë një përgjigjeje të saj përmendi emrin e Encës. Një ndër pyetjet e bëra nga fansat ishte: “A je e virgjër si Enca?”dhe Trejsi u shpreh: “Sa është një Enca janë tre Trejsa ..si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban krik Encën.”

Por, kjo si duket e ka acaruar shumë Rozën, e cila ka reaguar gjatë në Instastory, ku e mbyll me: "Ule preshin vajzë".

Përmes fotove më poshtë mund të lexoni reagimin e Rozës:

 

Të fundit