Flash News

KRYESORE

“E nisi me lot, vijoi me kërcënime”, ish-deputeti i PD pas dënimit të Tahirit: E pritshme pas një dite teatrale

Ish deputeti i PD, Romeo Gurakuqi e ka cilësuar një ‘ditë teatrale në republikën e sunduar nga kërcënuesit’ vendimin e gjykatës për ish ministrin Saimir Tahiri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gurakuqi shkruan se gjykatësit e prokurorët ‘luajtën skenën e drejtësisë së vjetër nga frika e padronit të madh’.

“Është kjo shfaqja e përditshme e një Republike të gërryer nga korrupsioni i pandëshkueshëm dhe me vitalitet shtetëror te përfunduam”, shkruan ish deputeti.

Reagimi i plotë:

Permbyllje e pritshme e nje dite teatrale ne Republiken e sunduar nga hajdutet, kercenuesit dhe shefat e medhenj mekatare:

Prokurore dhe gjykates, qe luajne dobet ne skenen e drejtesise se vjeter, nga frika e padronit te madh te drejtesise se re;

Gangstere dhe zotnues territoresh periferike, qe vendosin ne skene me pak prova aktoresh, komedite absurde te pushteteve te modifikuara;

Skafiste te mirenjohur te pushtetit, qe dalin ne cdo rast fitimtare ne betejat e Pallateve te Drejtesise.

Ishte ne fakt nje dite e filluar me lot, e vijuar me kercenime, me pritje te ngujuarish te kercenuar dhe e mbyllur me gaz e hare mekataresh.

I dyshuari si Zbatues i Skemes se Financimit 20 milionesh te Fushates se Qeverise Socialiste tanime eshte i lire, midis nesh. Drejtesia e barabarte per te gjithe, eshte tanime nje kujtim i nje kohe te shkuar kur vendi drejtohej nga atdhetaret. Perpjekjet e tyre te mahnitshme per t'i dhene shqiptareve nje atdhe te barabarte dhe te drejte per te gjithe, jane fundosur komanduesit e sotem te sferes publike. Dashuria e shqiptareve per atdheun e tyre eshte ne konstrast me tipin e jetes se krijuar per ata ne Shqiperi, ku ndjehen si te huaj dhe te perbuzur nga Shteti i Aventuriereve, Rrenacakeve dhe Diletanteve. Arratia nga sketerra e krijuar nga hajdutet mbetet e vetmja zgjidhje.

Eshte kjo shfaqja e perditshme e nje Republike te gerryer nga korrupsioni i pandeshkuem dhe me vitalitet shteteror te perfunduem.

Nese kjo e keqe, qe na ka mbuluar nuk do te nderpritet vendosmerisht, rendi jone shoqeror rrezikon te shkaterrohet dhe Respublica te shkermoqet.

Pyetja qe bajne te gjithe eshte: deri kur do te vazhdoje kjo drame e padrejtesise se pafundme? Deri ku do te lejohen te shkojne ne lojen e tyre Zotnuesit e Medhenj te jetes se femijeve tane?

Të fundit