Flash News

KRYESORE

E njofton vetë, Maxi Lopez fal Icardin për aferën me Wanda Nara

E njofton vetë, Maxi Lopez fal Icardin për aferën me Wanda Nara

Jeta është shumë e gjatë për ta kaluar me mëri dhe inate. Me siguri, ky është mendimi që ka tani Maxi Lopez, i cili ka konfirmuar se e ka falur sulmuesin Mauro Icardi për një nga temat më të komentuara në futbollin italian dhe jo vetëm, atë të bukuroshes Wanda Nara.

Gjithnjë është spekuluar se kjo e fundit ka patur një lidhje me lojtarin e PSG-së para se të ndahej nga Maxi Lopez, por tashmë gjërat janë sheshuar krejtësisht. Ish-lojtari i Milanit, aktualisht në Serie B te Crotone, nuk ka asnjë hatërmbetje me Mauron.

"Vendosa thjesht të jem i lumtur me veten time. Marrëdhënia ime me Wanda-n dështoi, por u bëra baba prej saj. E kam falur Mauron dhe nuk ka asnjë problem me të. Tani dua vetëm të gjej lumturinë time dhe të fëmijëve të mi", ka deklaruar 35-vjeçari.

Të fundit