Flash News

KRYESORE

E nxorën nga lokali se fliste shqip, Alioski: Nuk më ndalin dot të flas gjuhën e mëmëdheut

E nxorën nga lokali se fliste shqip, Alioski: Nuk më ndalin dot

Në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar debat të madh ngjarja në një restorant në Prilep, ku futbollisti i kombëtares në vendin fqinj i etnisë shqiptare, Ezgjan Alioski u nxor jashtë sepse foli shqip me familjarët e tij. Veprimi u quajt i neveritshëm dhe vetë protagonisti tha se ajo që përjetoi ishte shumë e shëmtuar. Por atë asnjë nuk do ta ndalojë që të flasë gjuhën e mëmëdheut.

“Kam përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme në restorantin “La Strada” në Prilep dhe e gjitha kjo sepse unë po flisja gjuhën shqipe me familjen. U degradua shumë situata. Unë jam një lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë vend. Luaj nga zemra.

Duke thënë këtë, nuk ka asnjë arsye që të më ndalojnë për të folur me familjen gjuhën e mëmëdheut, atë shqipe. Ishte një turp i madh ajo që më ndodhi dhe shpresoj se nuk do të përsëritet me asnjë tjetër”, deklaroi Alioski.

Në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht përpjekjeve për bashkim mes sllavëve dhe shqiptarëve, herë-herë ka përplasje, ndërkohë që edhe gjuha e urrejtjes nga maqedonasit nuk ka munguar kundrejt shqiptarëve.

Të fundit