Flash News

KRYESORE

E ofendojnë në Instagram, Ronela Hajati i kthehet komentuesve. Aurela Gaçe e përkrah

Këngëtarja Ronela Hajati që prej daljes saj të parë në skenë kur ishte shumë e re e deri më tani ka ndryshuar shumë. Në fillimet e saj, Ronela ishte ajo vajza elegante pa asnjë defekt. Por prej disa vitesh Ronela konsiderohet një nga femrat e kolme të shoë-bizz-it në Shqipëri.

Shpesh herë ka luhatje sa i takon kileve të saj dhe kjo ka rënë në sy edhe të fansave të saj të cilët i komentojnë që është shëndoshur.

Por Ronela me qetësi iu ka kthyer përgjigje duk iu thënë se femrat po paguajnë që të bëhen si ajo.

“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”

Ndërkohë, Aurela Gaçe, e cila është një ndër këngëtaret që përkrah më së shumti kolegët e saj ka aprovuar veprimin e Roneles.

“Kushdo qe i drejtohet nje tjeter njeriu me shprehje te tilla si keto, meriton pergjigje. Edhe me te forte madje. ( as une nuk pertoj )

Ronela M. Hajati nder te paktat artiste natyrale. 

Jepi , vazhdo te jesh vetja jote,” shkruan Aurela në Facebook.

Të fundit