All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

E ofenduan nga nëna, “Messi” iranian tërhiqet nga Kombëtarja në moshën 23-vjeçare

E ofenduan nga nëna, “Messi” iranian tërhiqet nga
All - Paragraf - 1

Sulmuesi i Iranit, Sardar Azmoun ka vendosur të largohet nga Kombëtarja në moshën 23-vjeçare pasi ofendimet e tifozëve ndaj tij kanë prekur edhe nënën e sëmurë të futbollistit.

All - Paragraf - 3

Azmoun është shprehur se nëna e tij kishte shfaqur probleme shëndetësore për shkak të thirrjeve të tifozëve kundër futbollistëve të përfaqësueses.

Sulmuesi i Rubin Kazan në Rusi luajti 90 minuta në secilën prej tri ndeshjeve të Iranit në Botëror, por ka vendosur të pensionohet, duke cituar abuzimet që ka marrë dhe efektin që kanë pasur te familja e tij.

Irani mposhti Marokon 1-0 në ndeshjen e parë për të vazhduar me disfatën 1-0 ndaj Spanjës dhe barazimin 1-1 përballë Portugalisë, duke u eliminuar kështu nga kompeticioni.

Nga Azmoun pritej më shumë nga iranianët, por nuk arrit të shënojë asnjë gol në këto tri ndeshje.

Të fundit