Flash News

KRYESORE

E pabesueshme! 7 gola në një ndeshje, Sociedad eliminon Realin nga Kupa

E pabesueshme! 7 gola në një ndeshje, Sociedad eliminon Realin nga

Ditë e zezë për Real Madridin. "Los Blancos" sonte u mposhtën 4-3 nga Real Sociedad, duke u skualifikuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane i bëri të gjitha lëmsh dhe vuajti nga problemet e dukshme në mbrojtje.

Ironi e fatit ishte goli i parë, shënuar nga Martin Odegaard, kartonin e të cilit e zotëron Real Madridi. Ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë. Në të dytën, thuajse të gjitha minutat folën për Sociedadin.

Alexander Isak shënoi dy gola brenda dy minutash dhe i shokoi plotësisht djemtë e Zidane. Të jesh në disavantazh 3-0 është e paimagjinueshme, por madrilenëve u ndodhi deri në minutën e 59-të, kur Marcelo ngushtoi diferencën e golave në 1-3.

Sidoqoftë, ishte e shkruar që Sociedad të fitonte. Moreno shënoi edhe golin e katërt dhe të kapitullimit për Los Blancos. Reali nuk kishte asgjë për të humbur dhe sulmoi aq sa mundi. Rodrygon në minutën e 82-të dhe Nacho në minutën e tretë shtesë ngushtuan disavantazhin në 4-3.

Mbrojtësi madrilen kërceu bukur me kokë pas krosit të francezit Benzema dhe Real Madrid besoi deri në fund te barazimi, por pa sukses. Zidane pa makth me sy, sepse baskët e mbajtën avantazhin deri në fund dhe treguan forcë të madhe karakteri, duke skualifikuar një ekip big në Spanjë dhe Europë.

Të fundit