Flash News

KRYESORE

"E padita dy herë dhe s'pati reagim", deklarata e fortë e Vasilit: Dosjet e Edi Ramës do t’i dërgojmë në Prokurori

"E padita dy herë dhe s'pati reagim", deklarata e fortë

“Dosjet e Ramës, do të denoncohen në prokurori”, kështu është shprehur nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. I ftuar në “Tempora”, ish-deputeti është shprehur se të gjitha provat e mbledhura për shkeljet e kryeministrit Rama do të dërgohen në Prokurori dhe se është në dorë të drejtësisë që të procedojë më tej.

 “Ne kemi një angazhim, që dosjet e Ramës, të përgatitura me kujdes dhe të denoncuara në prokurori, do të vazhdojmë ta pasurojmë. Ne nuk japim drejtësi, e jep gjykata. Dosjen do ta lëmë në dyert e prokurorisë.

Unë si kryetar i LSI-së padita dy herë Ramën sepse u tha policisë që të hiqnin kapelet dhe të sillnin vota për PS-në. Unë si politikan pres nga drejtësia, por ajo e fali se Rama kërkoi falje ne facebook. Unë prisja një reagim të madh mediatik”, është shprehur Vasili.

Të fundit