Flash News

KRYESORE

E paguajnë më pak se Besin dhe Erjonin, Olsi Bylyku: Për kokën e motrës unë e lë punën direkt

E paguajnë më pak se Besin dhe Erjonin, Olsi Bylyku: Për

Oli Bylyku, aktori i humorit që u bë i famshëm tek "Portokalli" është çdo të dielë në "Be Coffe" bashkë me Besin dhe Erjonin.  Të tre janë kthyer në të preferuarit e publikut për batutat dhe humorin që sjellin. Besi dhe Erjoni, kanë përgatitur një kamera të fshehtë për Olsin, ku në një nga reklamat që bëjnë, Olsi paguhet më pak se ata të dy.

Besi dhe Erjoni janë paguar me nga 500 euro, ndërsa Olsi me 50 euro. Kjo ka mërzitur Olsin, i cili është shprehur se do të japë dhe dorëheqjen.

"S`ka shanse me dalë ajo reklamë,ose unë lë punën. S`bëhet fjalë. Për kokën e motrës unë e lë punën direkt. Po jo me rob shpie, s`tallet kush o burrë,"- thotë Olsi.

Ndërkohë, Besi dhe Erjoni nga ana e tyre janë ofruar për të ndarë pagesën e tyre me Olsin.

Por Olsi vazhdon duke thënë  që nuk bëhet fjalë të dalë kjo reklamë ose do të japë dorëheqjen.

Reagimin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme nga minuta e 29-të:

Të fundit