Flash News

KRYESORE

"E pamundur për të mbetur shtatzënë", pas një dekade 36-vjeçarja sjell në jetë trinjakët

Një nënë britanike kishte humbur shpresat se një ditë do bëhej nënë pas shumë vitesh përpjekje.

Beata Bienias, 26-vjeçare, kishte patur disa probleme me shëndetin, por falë metodës së Fekondimit in Vitro, ajo sot ka tre fëmijë.

Kur shkoi tek mjeku, ai i tha se ajo do të bëhej nënë e një foshnje, por më pas ata zbuluan se ajo priste edhe dy binjakë, dhe këta të fundit ishin ngjizur disa ditë më parë.

“Shkova për të bërë vizitën dhe mjeku më tha të mos jem nervoze, pasi ndoshta ekoja nuk do të tregonte asnjë gjë.  Por pak minuta më vonë, ai i tha bashkëshortit tim që të ulej, por ai nuk pranoi. Nuk e besoja dot, kur më tha se do bëhesha me trinjakë, ka thënë ajo, raporton Daily Mail.

“Asnjëherë, kurrë nuk kam menduar se do të kisha trinjakë. Nuk e besoj akoma edhe kur i shikoj foshnjet. Jam shumë e lumtur”.

tre fëmijët e saj, Amelia, Matylda dhe Borys kanë ndryshuar jetën e Beata Bienias dhe bashkëshortit të saj, Paëel.

 

Të fundit