Flash News

KRYESORE

“E papranueshme”, Dritan Demiraj denoncon mosprezencën e qeverisë vendore dhe bashkisë për shuarjen e zjarreve në Elbasan

“E papranueshme”, Dritan Demiraj denoncon mosprezencën e

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka denoncuar përmes rrjeteve sociale mosprezencën e qeverisë vendore, bashkisë dhe qytetarëve të zonave për fikjen e zjarrit në Krastë të Elbasanit.

Sipas ministrit në vendngjarje ka shumë pak forca të zjarrfikësve dhe emergjencave civile, ndaj dhe Demiraj bën thirrje të bëhen të gjithë bashkë për të vënë nën kontroll të plotë zjarrin.

Statusi i Demirajt:

E papranueshme.

Jam ne Kraste te Elbasanit dhe vetem pak forca zjarrfikese, te ushtrise, emergjencave civile jane angazhuar ne shuarjen e flakeve.

Asnje person nga qeveria vendore, bashkia, qytetare te zonave perreth.

Kjo situate vihet nen kontroll te plote vetem nese bashkepunojme te gjithe se bashku. Nje falenderim shkon per z Premci dhe strukturat e tij. DD.

 

 

 

Të fundit