Flash News

KRYESORE

"E papranueshme që Rilindja të bllokojë integrimin", Malaj akuza qeverisë për propagandë, godet Ahmetajn: S'ka kredibilitet për shifrat

"E papranueshme që Rilindja të bllokojë integrimin",

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, duke komentuar situatën ekonomike në vend gjatë perjudhës së pandemisë, është shprehur se turizmi pësoi rënie të madhe këtë vit.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News 24, Malaj akuzon qeverinë për mungesë investimesh. Sipas Malajt, qeveria bën propagandë në rrjetet sociale, ndërsa Ahmetaj nuk ka kredibilitet të flasë për shifrat.

Ish-ministri i Financave paralajmëron se “pavarësisht se nëse nëse hapen apo jo negociatat për Shqipërinë, ato kanë ndikim në ekonomi.”

“Turizmi pësoi rënie të madhe këtë vit. Qeveria ka vetëm propagandë në rrjetet sociale, ndërsa realiteti është i hidhur.  Zoti Ahmetaj për mua nuk ka kredibilitet të flasë për shifrat. Qeveria jonë ka investuar të papunët, por nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja është të gjesh mundësi punësimi. Në vend nuk u mblodh parlamenti shqiptar, por bëri pushime.

Negociatat do të ishin pozitive për ekonominë. Nëse ka ngecje në negociata, edhe institucionet ndërkombëtare ngurrojnë të investojnë. Është e papranueshme që Rilindja të bllokojë procesin e integrimit të vendit. Unë besoj se politikanët tanë e dinë, por ne vetë-pengohemi me problemet tona”, ka përfunduar Malaj.

Të fundit