Flash News

KRYESORE

E PAPRITUR: Xhaka largohet nga Arsenali, rikthehet në Bundesligë

Mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka, duket se do t'i japë fund që në merkaton e janarit me ekipin anglez. Ai ka patur përplasje të ashpra me tifozët anglezë që pas reagimit të tij kur u zëvendësua nga trajneri Unai Emery.

E ardhmja duket larg Anglisë dhe një rikthim në Bundesligë. Xhaka mund t'i bashkohet Herthas së Berlinit. Një ekip shumë interesant dhe i papritur. Kalimi te Hertha mund të jetë një hap mbrapa për lojtarin shqiptar. 

Sky shkruan se largimi në janar është i sigurt, por interesant është fakti që do të kalojë te Hertha. Një lajm i tillë vështirë të besohet për karrierën e mirë të shqiptarit. Mesfushori ka luajtur më herët dhe me Gladbach në kampionatin gjerman.

Të fundit