Flash News

KRYESORE

E para që kaloi vettingun me sukses, kush është gjyqtarja që “rrëzoi” Fatos Nanon në 1995

E para që kaloi vettingun me sukses, kush është gjyqtarja që

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shpalli sot të përfunduar seancën për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Vendimi parashikon kalimin me sukses të vettingut nga ana e gjyqtares, duke shënuar kështu të parën gjyqtare që e ndaj të cilës vendoset vula pozitive, e përshtatshme për të qenë gjyqtare.

“Vitore Tusha është e përshtatshme dhe rezulton e pastër për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë”, thuhet në vendimin e KPK. Ajo qëndron në detyrë deri në zëvendësimin e saj, pasi mandati i saj ka përfunduar.

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përmendi raportin e inspektoratit të pasurive, ku gjyqtarja Tusha rezulton me pasuri justifikuara. Raporti përshkruan se gjyqtarja kushtetuese i ka deklaruar pasuritë e saj, të tilla si banesë në Tiranë, 500 metra toke në Farkë dhe shtëpi në Gjirin e Lalëzit, për të cilën ka ende pa shlyer një këst. Edhe për komponentin e dytë të Vettingut, DSIK ka referuar se gjyqtarja Vitore Tusha ka figure të pastër dhe pa lidhje të dyshimta. E njëjta gjë konkludohet edhe për aftësitë profesionale të gjyqtares Tusha pas kontrollit të pesë dosjeve gjyqësore.

Kush është Vitore Tusha

Çështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri më 2001. Në nëntor 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Vitore Tusha mban gradën “Doktore shkencash”, anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008. E gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Të fundit