Flash News

KRYESORE

E paralajmëroi në ditën e parë të protestës, gazetari i Top Channel: Ndodhi ajo që pritej, po ndërhyjnë falangat e politikës

E paralajmëroi në ditën e parë të protestës,

Në ditën e parë të protestës së studentëve, gazetari dhe moderatori i Top Channel, Denis Dyrnjaja mbështeti nismën e të rinjve dhe u kërkoi të jenë të kujdesshëm që të mos bëhen “pis” nga politika.

Ndërkohë sot, në ditën e tretë të protestës studentët denoncuan ndërhyrjen nga disa përfaqësues të FRPD-së dhe FRESSH, duke përçarë turmën.

E para ka tentuar të dërgojë të rinjtë drejt kryeministrisë, ndërsa të rinjtë socialistë duke e shmangur këtë ndalesë në bulevard.

“Ajo që pritej! Falangat politike po tentojnë të prishin protestën e studentëve duke përçarë studentët dhe duke tentuar të ndryshojnë rrjedhën e protestës nga studentore në politike”, shkruan gazetari Dyrnjaja në rrjetet sociale, ndërsa studentët kanë përsëritur edhe sot thirrjet se partitë politike duhet t’u rrinë larg protestës së tyre.

Të fundit