Flash News

KRYESORE

“E pashë ngjarjen”, mjeku flet për mediat greke: Kaçifa u zvarrit 70 metra, deri sa mori plumbin fatal

“E pashë ngjarjen”, mjeku flet për mediat greke:

Ndërsa edhe ditën e sotme në mediat greke dhe në shtypin e shkruar vrasja e Kostandinos Kaçifa është çështja e parë, dalin dëshmi të tjera lidhur me ngjarjen e së dielës.

Mjeku P. Patiastas duke folur për median greke Ant1 ka dëshmuar se ishte i pranishëm në fshatin Bularat në Gjirokastër, kur ndodhi ngjarja.

Ai thotë se ekzekutimi i tij ishte i ftohtë dhe se është zvarritur rreth 70 metra, deri sa mori plumbin fatal.

“E pashë ngjarjen, pasi isha aty në fshatin Bularat. Vrasja e tij ishte një ekzekutim i ftohtë. Gjurmët e gjakut tregojnë se ai u zvarrit 70 metra , deri sa mori plumbin fatal”, u shpreh mjeku për mediat greke.

Të fundit