Flash News

KRYESORE

“E paskan vrarë kohën koteceve”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ato vezë vinin nga Surreli

“E paskan vrarë kohën koteceve”, Berisha i përgjigjet

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama, pasi ky i fundit ironizoi incidentin e ndodhur sot në Kuvend.

Pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa, Rama shkroi në rrjetet sociale se “pas kthimit në Kuvend, opozita e paska vrarë kohën koteceve, duke dhunuar pula e vjedhur vezë”.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha foli në oborrin e Kuvendit dhe i përgjigjet Ramës me të njëjtën ironi : “Kjo ishte kartolina e Krishtlindjes që deputeti i Hasa i dërgoi kryekumbaros dhe kreut të krimit të organizuar, Edvin Ramës. E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli”, u shpreh Berisha.

Të fundit