Flash News

KRYESORE

E pazakontë ajo që bëjnë kandidatët demokratë në Shkodër, veprim që nuk e shohim prej vitesh në politikë

E pazakontë ajo që bëjnë kandidatët demokratë

Kryesuesi i listës së PD-së në Shkodër, Romeo Gurakuqi ka bërë një veprim të pazakontë gjatë hapjes së fushatës në këtë qytet.

Gurakuqi është shfaqur përpara shkodranëve me një fjalim të shkruajtur në letër, ngjarje që në Shqipëri mund të konsiderohet “historike”, ndonëse duhet të ishte diçka normale. Njësoj ka vepruar edhe kandidatja tjetër, Izmira Ulqinaku.

A i keni dëgjuar të gjitha ato broçkulla që flasin deputetët, ministrat dhe liderët shqiptarë? Shumica prej tyre thuhen prej mospërgatitjes. Për shkak të sigurisë së lartë dhe të pa justifikuar që ndjejnë te vetja, jo vetëm që dalin përpara qytetarëve pa letër në dorë, por shumica e politikanëve as nuk ulen të lexojnë dhe të përgatiten përpara fjalimit.

Paraqitja përpara qytetarëve me fjalim të shkruar nuk është pasiguri e kandidatit, por respekt ndaj atyre që e dëgjojnë. Duke qenë se jemi në fillim të fushatës elektorale, shpresojmë që shembullin e Gurakuqit dhe Ulqinakut ta ndjekin edhe kandidatë të tjerë demokratë e socialistë, pse jo edhe Lulzim Basha me Edi Ramën, për të treguar më shumë seriozitet ndaj qytetarëve.

Basha përmend për herë të parë në emër Jozefina Topallin dhe këtë e bën në Shkodër

Të fundit