Flash News

KRYESORE

E përplasi makina dy ditë më parë, 11-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

E përplasi makina dy ditë më parë, 11-vjeçari

Dy ditë pasi u përplas nga një automjet në Fier, 11-vjeçari me iniciale M.G ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Fermë-Çlirim, për shkak të plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë më 13 shtator:

Në datën 13.09.2018, në orën 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier. Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit