Flash News

KRYESORE

E pësuan herën e parë, në dasmën në Francë Sophie Turner dhe Joe Jones i marrin celularin Diplo-s

E pësuan herën e parë, në dasmën në Francë
Aktorja e "Game of Thrones", Sophie Turner, është martuar të shtunën që lamë pas me këngëtarin Joe Jonas. Çifti kishin bërë betimet e tyre të para në Las Vegas në një ceremoni private. Të paktën ata kështu menduan, pasi i ftuari kryesor, Dj i famshëm Diplo, publikoi live betimet e tyre dhe kjo gjë nuk u pëlqeu aspak çiftit të sapo celebruar. Sophie dhe Joe Jonas u shprehen se nuk do kishin publikuar asgjë dhe se ishin të zhgënjyer që Diplo nuk respektoi privatësinë e tyre. Ndërsa për dasmën zyrtare, Sophie dhe Joe i kishin marrë masat. Ata janë martuar të shtunën në Francën Jugore dhe janë kujdesur që asgjë të mos publikohet. Duke qenë se e pësuan herën e parë, kujdesi nisi pikërisht me Diplon, duke i marrë telefonin. Këtë detaj e ka treguar vetë Diplo, i cili në një postim në Instagram, ka treguar se ishte e vetmja foto që ka nga dasma. I veshur elegant, Diplo shkruan krahas fotos: Kjo është fotoja e vetme që kam marrë nga Joe dhe Sophie, dasma Jonnas, sepse më morën telefonin dhe e  vendosën në një qeli gjatë ceremonisë. Dëgjova se ishte bukur.
Ndërkohë një burim për "E!News" është shprehur se gjatë betimeve çifti kanë qarë.

Të fundit