Flash News

KRYESORE

E pickoi insekti, ndahet nga jeta ish-sportisti i njohur

E pickoi insekti, ndahet nga jeta ish-sportisti i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare për shkak të pickimit nga një insekt 52 vjeçari, ish çiklist profesionist Andreas Kappes.

Mediat e huaja shkruajnë se pas pickimit nga insekti, ai pësoi një arresti kardiak, i shkaktuar nga një shok anafilaktik. Çiklist profesionist gjate viteve 1987 dhe 2001, Kappes numëron 34 fitore në karrierën e tij.

I lindur në Berma, ai ka garuar për Team Telekom dhe Gerolsteiner, duke fituar garat e Tour de Suisse dhe Paris-Nisë.

Gjithashtu ai ka marrë pjesë pesë herë me radhë në Tour de France. Prej thuajse një viti ai kishte filluar punë si shofer në një kompani.

Të fundit