Flash News

KRYESORE

E plagosën në një burg në Francë, shokët e të riut shqiptar kërkojnë ndihmë: Ky ka vdekur, por familja nuk e di (Pamje të rënda)

E plagosën në një burg në Francë, shokët e të

Një shqiptar 23 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në një burg në Francë, ku po kryente dënimin për mungesë dokumentash.

Faxweb ka bërë publike një video ku shoku i tij tregon gjendjen e shtetasit Florenc Beqiraj, i cili sipas shpjegimit që dëgjohet në video, ai është i vdekur, dhe se vetëm zemra e tij është në gjendje pune.

Mjekët deklarojnë se do t’i heqin aparaturat që e mbajnë në jetë dhe kërkojnë që familjarët të vijnë për të marr trupin e tij, ndërkohë që familjarët nuk janë në dijeni të ngjarjes.

Pak para se të sulmohej, Beqiraj ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë se nëse nuk shkonte ta shpëtonte, atë do ta vrisnin brenda në qeli.

“Jemi duke bërë me dije për mediat shqiptare që në qytetin e Francës në Marsejë është vrarë një djalë 23 vjeçar. Florenc Beqiraj. Është ndaluar për dokumentacione që nuk i kishte me vete dhe e marrin në burg. Merr në telefon një shokun e tij dhe i thonë që në rast se nuk vjen jam i vdekur. Djali është i vdekur edhe në momentet që flasim, dhe vetëm zemra e tij ngaqë është i ri po punon ende.

Mjekët thonë se do ti heqin aparatet. Ju lutem na ndihmoni, bëjeni publik këtë lajm. Familjarët nuk dinë asgjë, personi ka vdekur” , shprehet personi që ka regjistruar pamjet.

(Pamje të rënda)

 

Të fundit