Flash News

KRYESORE

E plotë/ Deklarata e paprecedentë e Edi Ramës që ka alarmuar shtetin dhe politikën, reagime të shumta kundër saj

E plotë/ Deklarata e paprecedentë e Edi Ramës që ka alarmuar

Kandidati për kryeministër, Edi Rama ka bërë sot në Kuçovë një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët e shtetit dhe aktorët politikë. Rama u bëri thirrje publikisht efektivëve të policisë që të marrin pjesë në fushatë për Partinë Socialiste, duke vendosur një precedent të rrezikshëm në deklaratat që bëhen për të tensionuar fushatën.

“U bëj thirrje mësuesve të mos lënë minutë ditë e natë pa shfrytëzuar. U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE. I bëj thirrje punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë, do rrisim rrogat me 40% dhe do bëjmë të mundur që për herë të parë administrata të jetë e shtetit dhe jo e coptuar në zyra të partisë së pushtetit”, u shpreh Rama nga Kuçova.

Kundër Ramës ka reaguar ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili ka paralajmëruar efektivët që të respektojnë ligjin që i ndalon ata të marrin pjesë në fushatë, në të kundërt do të merren masa.

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha e konsideroi deklaratën e rivalit të tij si skandaloze dhe i bëri thirrje që të dalë sa më shpejt dhe të tërhiqet. Ai theksoi se thirrja e Ramës për policët, është thirrje për të dorëzuar uniformën përgjithmonë.

Pandeli Majko, kandidati i PS për deputet, ka kritikuar gjithashtu kryetarin dhe për deklaratën e tij tha se e kishte kaluar cakun. Megjithatë, Majko tha se kjo deklaratë ishte bërë më konotacion familjar.

LSI ka reaguar me anë të Luan Ramës për deklaratën e kryeministrit. Nënkryetari i LSI-së u kërkoi forcave të Policisë së Shtetit të mos i përgjigjen thirrjes së kryeministrit, të cilën e konsideroi të paprecedentë dhe provokuese. Ai kërkoi ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj për këtë situatë.

Të fundit