Flash News

KRYESORE

‘E pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit’, Bardhi: Rama ka protokolluar dorëheqjet e kryebashkiakëve

‘E pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit’,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë bisedës në studion e ABC News, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka përgatitur dorëheqjet e kryetarebashiakëve ilegjitimë.

Sipas tij, Rama e pranon edhe vetë paligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, teksa shton se para kandidimit të kryebashkiakëve kryeministri ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve të tyre në rast se do tu kërkohej.

“Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do tu kërkohej”, tha Bardhi.

Më tej ai u shpreh se PD nuk ka hequr dorë nga aksioni për të realizuar zgjedhje para kohe të lira e të ndershme, teksa shtoi se vendi ka nevojë për dënimin e krimit elektoral që në të ardhmen ky fenomen mos të ekzistojë më.

“Nuk ka asnjë tërheqje nga aksioni as nga opozita e bashkuar dhe as nga PD, dhe për rrjedhojë as nga kryetari Basha.

Duhet vullnet politik sepse mund të preken edhe ligje të tjera përpos kodit zgjedhor. Ka dakordësi mes palëve për të shkuar përtej rekomandimeve të OSBE-së. Nëse pranohen të gjitha kërkesat që opozita ka bërë në tryezën politike garatohen standarde minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundoi ai.

Të fundit