Flash News

KRYESORE

E pranon edhe ministri Xhafaj: Ekzistojnë raporte mes individëve të krimit dhe përfaqësues të jetës politike

E pranon edhe ministri Xhafaj: Ekzistojnë raporte mes individëve

Ministri Xhafaj ka folur në nisjen e operacionit "Forca e Ligjit"  për krimin e në Shqipëri i cili sipas ministrit nuk do të ketë të ardhme. Ai gjithashtu deklaroi se fuqizimi ekonomik dhe bashkëpunimi me krimin ndërkombëtarë do të sjellë shumë dëme të mëdha për Shqipërinë.Xhafaj shtoi se fuqia ekonomike e krimit është më e madhe dhe sfiduese për strukturat e Policisë së Shtetit, dhe se janë identifikuar raporte mes individëve të krimit dhe përfaqësues të jetës politike.

“Mesazhi që dua të përcjell sot është i qartë, krimi i organizuar shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri, do të shkatërrojmë rrjetet kriminale, fuqinë ekonomike, infrastrukturën, si Ministër i Brendshëm e kam pranuar ta marrë këtë përgjegjësi dhe theksoj se ne nuk kemi sfidë me kërkend veç me qëllimin e lartë që qytetarët të kenë më shumë rend dhe siguri publike. Do të bëjmë të pamundurën do të përdorim çdo mjet demokratik me për të fituar këtë luftë.

Shteti duhet të dijë të përfitojnë nga dobësitë e tij, të mos e lejojmë të depërtojë në ekonomi. Fuqizimi ekonomik, dhe bashkimi me krimin ndërkombëtar do të sjellë pasoja shumë të dëmshme të jetës së vendit. Fuqia ekonomike e grupeve është e madhe dhe sfiduese për drejtësinë dhe strukturat e policisë së shtetit, raportet e individëve të krimit me përfaqësues të jetës politike dhe zyrtarë të lartë janë të identifikuara gjithashtu”,-tha Xhafaj duke shtuar se kemi depërtim të parave të pista në ekonomi. Ai gjithashtu ka folur dhe për hapjen e bizneseve fasadë të cilat investohen nga paratë e përfituara nga vepra kriminale.

 

Të fundit