Flash News

KRYESORE

E propozoi që në 2014-ën, si e komenton Kokëdhima nismën e Ramës për legalizimin e kanabisit

E propozoi që në 2014-ën, si e komenton Kokëdhima

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore ngjalli reagimin e ish deputetit të PS, Koço Kokëdhima, propozim të cilin ai e ka parashtruar në Kuvend që në vitin 2014.

Në një intervistë për Gazetën Liberale, Kokëdhima argumenton se  vendi duhet të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve për të përdorur kanabisin dhe të gjitha ilaçet që burojnë prej tij për trajtimin efektiv të më shumë se 170 sëmundjeve, që nuk kanë mjekime me medikamente alternative.

"Rama ka të drejtë të ndryshojë. Ai tani duket se është dakord me projektin e partisë ‘Zgjidhja’. Ne e përshëndesim këtë kthesë. Le të shohim se interesat e kujt do udhëheqë e përfaqësojë në këtë zhvillim të ri. Nuk përjashtohet që edhe vetë mafia e kanabisit të ketë interes nga ky zhvillim.

Por ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Koha do tregojë gjithçka. Ftoj shtypin dhe shoqërinë civile ta trajtojë me shumë kujdes e përgjegjësi këtë çështje. Çdo përpjekje për të legalizuar dhe ngritur ekonominë kombëtare legale e komplekse të marijuanës është shumë më e mirë se hezitimi i ndershëm i politikanëve të pandershëm për të bërë një hap përpara", ka thënë ndër të tjera Kokëdhima.

Të fundit