Flash News

KRYESORE

E punësoi gjatë verës, 14-vjeçari shqiptar përdhunohet nga pronari në Greqi

E punësoi gjatë verës, 14-vjeçari shqiptar

Një adoleshent shqiptar është përdhunuar nga pronari i tij pakistanez në Greqi, gjatë kohës që e ëma i’a kishte besuar për të punuar vetëm gjatë periudhës së verës.

Ngjarja ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ndërsa familja shqiptare ishte rezidente në Megara.

Akti i rëndë është kallëzuar nga vetë djali, pasi kishte komunikuar me të ëmën në telefon. Kjo e fundit ka denoncuar menjëherë rastin në Korint, e për rrjedhojë forcat e policisë kanë vënë në pranga pronarin 31-vjeçar.

Pas ngjarjes, adoleshenti shqiptar është ekzaminuar nga mjekët ligjor, ndërsa kanë nisur hetimet edhe për të shkuarën e pakistanezit, i cili ushtronte aktivitetin e tij privat në Greqi.

Të fundit