Flash News

KRYESORE

E pyet për abuzimet me fondet, zyrtari rus pro Vladimir Putin përplas në tokë gazetarin

E pyet për abuzimet me fondet, zyrtari rus pro Vladimir Putin përplas

Video e momentit kur një zyrtar rus, pro presidentit Vladimir Putin, përplas në tokë gazetarin e televizonit publik pasi pyetet për akuzat për korrupsion, ka bërë xhiron e mediave.

Sergei Zaitsev, 52-vjeç, i kapi mikrofonin gazetarit Ivan Litomin duke e hedhur atë në tokë. Zyrtari humbi kontrollin pas pyetjeve që po i bënte gazetari.

Pasi e rrëzoi në tokë, gazetari i kërkoi zyrtarit që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev u përgjigj duke i thënë se kamerën do ia fluturonte nga dritarja.

Pyetja e gazetarit që irritoi zyrtarin, ishte nëse paratë e fondit prej 61 milion £ për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarri në vitin 2015, ishin përdorur për të financuar ndërtimin e shtëpisë së tij private.

Të fundit