Flash News

KRYESORE

E pyetën kur do ‘thyente qafën’, Rama ‘përplaset’ me ndjekësit: Ah ndjesë, nuk ta bëj dot qejfin

Pas “seancës” pyetje-përgjigje online, kryeministri Rama ka vijuar komunikimin me qytetarët edhe përmes chat-it në Facebook. E përveç pyetjeve që kërkonin një përgjigje rreth situatës aktuale në vend, ka patur edhe nga ata të ‘pabindurit’ të cilët të pakënaqur nga puna e kryeministrit i kërkonin atij largimin.

Rama u ka kthyer përgjigje me shkrim komenteve të tyre epike. Ndërsa një ndjekës i thotë “kur do e thyesh qafën?”, Rama replikon duke i thënë “ah sta bëj dot qejfin...”, replikë kjo e ndjekur nga një tjetër kundërpërgjigje e komentuesit i cili shprehet prerë se për të ky është “dimri i fundit” i tij si kryeministër.

Po ashtu, në përgjigjen e tij drejtuar një komentuesi tjetër, që i kërkon largimin për t’ua lënë vendin mendjeve të reja, Rama e siguroi se ata që mbanin karrigen me dhunë kanë ikur përgjithmonë.

Të fundit