Flash News

KRYESORE

E quaji ‘down’ komentuesin në rrjetet sociale, Myslim Murrizi pritet me protesta në hyrje të Parlamentit: Kërko falje publike!

Pasditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur seancën e parë parlamentare. Një protestë është zhvilluar në hyrje të godinës parlamentare nga pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të fondacionit për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga sindroma Doën.

Protesta erdhi si pasojë e nënkryetarit të  parlamentit Myslym Murrizit, i cili ofendoi një komentues në rrjete sociale duke e etiketuar si Down.

 “Më vjen për të vjellë kur shoh që një Down komenon në fb tim”, ishte komenti i Murrizit ndaj një ndjekësi në rrjetet sociale.

Kjo ka shkaktuar edhe zemërimin e shoqërisë  civile. “Mos na diskrimino”, “Kërko falje publike”, shkruhet në disa nga pankartat e tyre.

Të fundit