Flash News

KRYESORE

E quajnë me gjoks të vogël, Xhesika Berberi i kthehet gazetarit: Si s`ju vjen turp

Xhesika Berberi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe bukuria e saj natyrale ka rënë edhe në sy të ndërkombëtarëve, ku edhe Xhesi po zhvillon karrierën e saj në modeling. Pikërisht në Amerikë.

Mirëpo, disa prej fansave nuk janë të kënaqur me pamjen e saj dhe i kanë komentuar se Xhesika ka gjoks të vogël. Interpretimin e këtyre komenteve e ka bërë dhe një nga mediat onlinë në Kosovë duke i vënë titullin: “Xhesika shfaqet në bikini, gjoksi i saj ‘zhgënjen’ fansat!”

“Xhesika është nga ato modele që nuk ka dëshirë që t’i mbush gjokset apo vithet e saj. Është pothuajse tërësisht natyrale, por fansat e Xhesikës po duan gjoks më ‘shpërthyes’, e në fotografinë e fundit duket se Berberi e ka humbur fare gjoksin i cili mezi vërehet nën bikini,”- shkruhej ndër të tjera në këtë artikull.

Por, Xhesika ka vendosur të reagojë publikisht ku është shprehur se është plotësisht natyrale dhe i është kthyer gazetarit që ka bërë shkrimin. Në një postim në Instastory, ajo shkruan:

“Si s’ju vjen turp. Nuk e di kush është ky pseudogazetar që bën këto shkrime shumë pa sens. Çdokush është ndryshe prandaj është unik. Unë jam kjo që jam dhe asnjë nga shkrimet tuaja shumë injorante nuk më bëjnë të humb konfidencën. Shija ime është class për ju. Lol jam 1000% natyrale.”

Të fundit