Flash News

KRYESORE

E quajti "cinik", Pëllumb Pipero përplaset me ish ministrin e Shëndetësisë për rastet me COVID në rritje: Tërhiqe atë që the!

E quajti "cinik", Pëllumb Pipero përplaset me ish ministrin

Numri në rritje i rasteve të reja me COVID-19 në vend, ka qenë pikë reference për një debat të krijuar midis mjekut të njohur Pëllumb Pipero dhe Tritan Shehut mbrëmjen e djeshme.

Pipero është shprehur se ajo që ndodhi më herët në Itali, po ndodh tani në Shqipëri dhe kjo është e pafalshme për personelin mjekësor.

Ndërkaq, Shehu e ka cilësuar si “cinike” nga ana e mjekut Pipero fajësimin e personelit mjekësor për infektimet e reja.

Debati në emision:

Dasho: Nuk mund të ndodhi në Shqipëri ajo që ndodhi në Itali. Duhej të kishim mësuar. Ne mësojmë çfarë ndodhi në Itali dhe e parandalojmë.

Shehu: Ajo që thotë Pipero është cinike. Nuk mund të hedhë përgjegjësinë kur personeli është i rrezikuar. Nuk duhet të akuzoni personelin. Flas për Hematologjinë, për Kirurugjinë, për të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar që është lënë në mëshirë të fatit.

Pipero: Të lutem mos përdorni epitete., Nuk jam cinik, jam i përgjegjshëm. Të mos e bëjmë personale. Unë jam nga ata burra që kur ke të drejtë të them. Tërhiqeni fjalën cinike. Mbajeni për vete. Nuk ka shans të akuzoj personelin mjekësor! Nuk ka shans.

Dasho: U fajësua publiku për infektimin, por Komiteti i Ekspertëve për këtë situatë që jemi. Nuk e ka as infermieri në QSUT. Është e pafalshme të kesh shpërthim në QSUT. Kjo tregon dështim.

Të fundit