Flash News

KRYESORE

E quajti ‘diarre’, Edi Rama i përgjigjet sërish Ylli Rakipit: S’janë shtëpi hallexhinjsh siç i tregon Kadriu në televizor

E quajti ‘diarre’, Edi Rama i përgjigjet sërish Ylli

Dje, kryeministri Edi Rama veçse u tregua i prerë me banorët e ‘Astirit’ të cilët protestonin jashtë godinës së parlamentit, u kap edhe me gazetarët. Nga foltorja e parlamentit, Rama i pagëzoi moderatorin e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Ylli Rakipi, Andi Bushatin dhe  Fatos Lubonjën me nofkën ‘Kadrinj”.

Epiteti nisi të përdorej nga Rama pasi një komentues me emrin Kadri Veseli hodhi akuza ndaj tij dhe i kërkoi llogari në rrjetet sociale.

Pasi një sinkroni që solli një përmbledhje të fjalës së Ramës, Rakipi e cilësoi të gjithë deklaratën e kryeministrit një ‘pjesë të diarresë’.

“Ky sinkron që ndoqët është pjesë e diarresë që bëri sot Rama, nga paraditja, deri në mesdite. Fjalën që lëshova nuk është në etikën e gazetarit. Ka kohë që ky kryeministër e ka humbur qetësinë, ka kohë që etiketon median si kazan. Ky kryeministër ka mbetur te fjalori ottoman. Ka dhe fjalor tjetër si legen, që ne mund t’ja themi Edi Ramës, por ne nuk e bëjmë”, u shpreh Rakipi.

Megjithatë, nga njësia administrative e Libofshës në Fier, Rama iu përgjigj sërish Rakipit, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij për prishjen e banesave dhe bizneseve në projektin e zgjerimit të ‘Unazës së Re’.

“Hëngrën 1 milion shpulla e legalizuan 40 godina. Tani janë pronarë, kanë titullin e pronësisë 40, nuk janë shtëpi hallexhinjsh siç i tregon Ylli Kadriu në televizor, janë biznese”, u shpreh kryeministri.

Të fundit