Flash News

KRYESORE

E quajti fushatë të çuditshme, Rama flet për “parashikimin” e radhës: Meta i vendos zgjedhjet e reja në 21 tetor

E quajti fushatë të çuditshme, Rama flet për

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Përmeti shfuqizimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore.

Ndërsa insiston se zgjedhjet do të zhvillohen sot java (30 qershor) dhe e cilëson këtë fushatë të çuditshme vetëm me kandidatët e PS, Rama ironizon se data e re zgjedhjeve është parashikuar me 21 tetor.

“Në 30 qershor të jenë të qetë se kjo është zgjedhja e duhur e me Almën do vazhdojmë në rrugën e duhur.

Do ju marr pak kohë për aspektin tjetër të kësaj fushatë të çuditshme. Do ishte një fushatë e thjeshtë për ne realisht nëse do ishte një fushatë vendore me kandidatë të ndryshme, forca të ndryshme sepse ne sot nuk vijmë me ëndrrat e me projektet e të ardhmes, por edhe bilancin e 4 viteve”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri vijoi më tej ironinë: “Fallxhorja thotë shoh një dysh, dhe duhet të jetë 21 është edhe një t është tetor, po ti shikoje vetë cfarë do dilte në filxhan dhe më pas do dilte Iliri bazuar në konsultat me partnerë të rëndësishme “unë vendosa që do vë këtë datë se me thanë se në këtë datë nuk do çmendet asnjeri”. Do ishte në dukje gjeja më e arsyeshme, por do ishte gjëja më e rëndë se do vazhdonte me vite, do vendoset rregulli që kur nuk do një palë, pala tjetër thotë, ok s’kemi ca bëjmë”.

Rama vijon sot sërish takime në Gjirokastër dhe në Tepelenë për prezantimin e kandidatëve të PS.

Të fundit